Miku i ngushtë i Gjimshitit largohet nga Atalanta, firmos me klubin e Premier League

by admin
Spread the love

Trajneri Gasperini u ankua jo pak për merkaton e vakët, por si shpërblim mori një tjetër largim me peshë nga skuadra e Atalantës. Bëhet fjalë për mesfushorin zviceran Remo Freuler, i cili do të transferohet në Premier League te skuadra e Nottingham Forest.

SuperSpprt shkruan se marrëveshja është arritur në orët e vona të mbrëmjes, me Atalantën që do të përfitojë rreth 12 milionë euro, bashkë me bonuset, ndërsa vetë mesfushori do të firmosë një kontratë 3-vjeçare me britanikët.

Pasditen e sotme pritet që Freuler të zbarkojë në Angli për të kryer testst mjekësore dhe për t’u bashkuar menjëherë me klubin e ri, duke i dhënë fund eksperiencës 6-vjeçare me zikaltrit, ku numëron më shumë se 200 ndeshje.

Freuler ka qenë padyshim një element mjaft i rëndësishëm i Atalantës dhe shpesh i konsideruar motor i mesfushës bashkë me Marten De Roon.


Top Channel

You may also like