Mikaela Shiffrin një fitore larg rekordit të ri – Shqip

by admin
Spread the love

Skiatorja amerikane, Mikaela Shiffrin, është edhe një fitore larg rekordit tjetër në shtigjet e bardha.

Pasi e theu rekordin në konkurrencën e femrave, duke e lënë pas bashkëkombësen e saj, tani gjasat i ka reale që të thyejë edhe atë të meshkujve,

Mikaela Shiffrin ka 85 fitore, tre më shumë se Lindsey Vonn dhe një me pak se suedezi Ingemar Stenmark.

Sot ajo ishte më e shpejta në të dyja paraqitjet, në garën që u mbajt në Republikën e Çekisë, Spindleruv Mlyn.

27-vjeçarja amerikane është në formë të jashtëzakonshme, pothuajse nuk gabon dhe nëse gabon është në një ekuilibër të tillë sa e kap veten menjëherë. Këtë sezon ajo ka njëmbëdhjetë fitore, ndoshta mund të arrijnë edhe 17 fitore, ashtu si në sezonin 2018/19.

Mikaela Shiffrin zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:33,85 minuta.

Lena Dürr e Gjermani renditet në vend të dytë me 60 qindtat me pak se fituesja e garës dhe 71 qindtat më e shpejt se zviceranja Wendy Holdener.

Renditja

1. Mikaela Shiffrin (SHBA) 1:33,85
2. Lena Dürr (Danimarka) +0,60
3. Wendy Holdener (Zvicra) +1,31
4. Petra Vlhova (Sllovakia) + 1,56
5. Paula Moltzan (SHBA) +1,89
6. Amna Larsson (Suedia) +1,94
7. Leona Popoviq (Kroacia) +2,23
8. Hanna ARonsson Elfman (Suedia) + 2,26
9. Franziska Gritsch (Austria) +2,73
10. Ana Bucik (Sllovenia) +2,74

TI RAPORTON!

You may also like