“Mik i vërtetë dhe besnik i Diegos”, djali i Maradonës falenderon Mourinhon

by admin
Spread the love

Jose Mourinho di si t’i respektojë legjendat dhe këtë gjë e ka bërë edhe në Napoli. “The Special One” ka bërë homazhe pranë murales dedikuar Diego Armando Maradonës, në prag të sfidës që Roma e tij do të ketë përballë ekipit të Napolit.

Këtë gjë e ka përshëndetur nëpërmjet rrjeteve sociale edhe djali i Maradonës, Diego Jr. Në profilin e tij në Instagram ai ka postuar një foto me Mourinhon ku ka bërë edhe një shkrim për të.

“Jemi përqafuar dhe jemi emocionuar duke kujtuar Babin. Jose Mourinho, ti miku i vërtetë dhe besnik i Diegos e më pas i Maradonës, mik në të mirë dhe në të keq. Të dua shumë, njësoj si ti ke vlerësuar babin”, shkroi në postimin e tij, Diego Jr. /oversport.tv

Foto: AS Roma, Facebook

 

You may also like