Mik i madh i shqiptarëve – Shqip

by admin
Spread the love

Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Silvio Berlusconi. Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se Berlusconi ishte mik i madh dhe i çmuar i Shqipërisë, Kosovës dhe kombit shqiptar.

“Simboli i suksesit të iniciativës së lirë, miku i madh i kombit shqiptar mbylli sytë përgjithmonë. Kombi mik italian është sot në zi dhe së bashku me të, miqtë e Silvio Berlusconi-t në mbarë botën. Silvio Berlusconi ishte një mik i madh dhe i çmuar i Shqipërisë, i Kosovës, i kombit shqiptar, i Partisë Demokratike dhe i imi personalisht. Ndarja e tij nga jeta është një humbje e madhe për kombin mik italian”, tha Berisha.

“Shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjes Berlusconi, miqve të afërmve të “Kavaljerit” të pavdekshëm”, shtoi më tej ai.

Në fund Berisha nderoi me 1 minut heshtje kujtimin e Berlusconi-t.

Berlusconi ndërroi jetë mëngjesin e kësaj të hëne. Ai ndodhej i shtruar në spital prej 4 ditësh për shkak të sëmundjes së tij.

Themelues i Mediaset dhe Forza Italia, Berlusconi ishte një figurë sa e rëndësishme, aq edhe e diskutueshme në politikën italiane për më shumë se çerek shekulli. Ai mbajti postin e kryeministrit të Italisë në 4 qeveri./tvklan.al

You may also like