Mijëra protestues të Sindikatës Unia vërshuan qytetet e Zvicrës

by admin
Spread the love

Në një mot të lagësht e me shi, Sindikata Unia organizoi demonstrata në disa qytete të Zvicrës me moton “Më tepër paga, respekt dhe solidaritet”. Mijëra të pranishëm brohorisnin rrugëve të qyteteve duke kërkuar përmirësimin e kushteve të punëtorëve të cilët gjatë krizës së koronavirusit ishin më të nënshruarit e infektimeve të mundshme me virus, por të cilët qëndruan heroikisht dhe nuk e ndalën punën, informon portali Shtegu. Me këtë rast, punëdhënësve si duket nuk u interesonte gjendja shëndetësore e tyre, duke kërkuar përmbushejn e obligimeve nëpër kantiere e punë të tjera.

Demonstrata ishte e suksesshme dhe kaloi pa ndonjë incident, ndërsa sipas mediave zvicerane, në demonstrata ishin rreth 12 mijë protestues. Në lidhje me deminstratën që u zhvillua në Olten, morëm edhe një deklaratë të sindikasutut të njohur shqiptar nga Langnau, Nazim Rexhepi, të cilën mund ta ndiqni në videon e mëposhtme:

 

You may also like