Mijëra mblidhen në Seul në protestë e homazhe për viktimat e tragjedisë së Hallouin (fotot)

by admin
Spread the love

Dhjetra mijëra rezidentë të Seul u mblodhën sot për të kujtuar 156 njerëzit e vrarë në shtypjen makabre të turmave të Halloween, teksa zemërimi publik rritet për një nga tragjeditë më të madha të vendit në kohë paqeje.

Viktimat, kryesisht të rinj, ishim mes rreth 100,000 njerezve që vërshuan drejt zonës qendrore të kryeqytetit, teksa autoritetet pranuan se nuk ishin përgatitur për turma aq të mëdha.

Protesta dhe homazhet me qirinj të organizuara nga grupe civile të lidhura me opozitën koreano-jugore, kërkonin dorëheqjen e qeverisë dhe të presidentit Jun Suk-jol.

“Tashmë duhet të jetoj me ankthin se një ditë mund të pësoj një aksident të tillë,” tha pjesëmarrësi 23 vjeçar Ju Daeun.
“Dhe në fakt edhe teksa vija këtu, shqetësohesha se diçka mund të më ndodhte prej turmave të mëdha të pjesëmarrësve”, shtoi ai.

Organizatorët thanë se homazhe masive janë organizuar dhe në qytete të tjera si Busan e Guanxhu.
Në vendin e tragjedisë, pranë daljes së metrosë ku ishte qendra e shtypjes vrastare, qytetarët kishin vendosur një det me lule dhe shënime në formë homazhi.

Njerëzit kishin lënë çokollata, lodra dhe, soxhu – pija karakteristike koreane, për të kujtuar të dashurit e tyre që nuk u kthyen më nga nata fatkeqe.