Mijëra emigrantë të paarmatosur janë vrarë nga rojet kufitare të Arabisë Saudite

by admin
Spread the love

Qindra, ndoshta mijëra emigrantë nga Etiopia raportohet se janë vrarë me armë ose artileri nga rojet kufitare saudite teksa tentonin të hynin në mbretërinë islamike nga Jemeni fqinjë, thuhet në një raport të fundit mbi çështjen.

Raporti i grupit të dretajve të njeriut HRW thoshte se emigrantët që kërkonin azil në Arabinë Saudite janë masakruar nga rojet kufitare nga marsi 2022 deri në qershor 2023.

Raporti citonte si prova dëshmitarë që thonin se rojeti  kishin përdorur armë dhe eksplozivë, ndërsa mes viktimave ka pasur dhe gra e fëmijë.

Një grua e re nga rajoni Oromia në Etiopi tha se rojet kishin hapur zjarr ndaj një grupi emigrantësh të sapoliruar nga qendra e emigracionit.

Akuzat janë një përshkallëzim i abuzimeve të itinerarit të rrezikshëm i njohur si “rruga lindore”, nga Kepi i Afrikës drejt Arabisë Saudite, e cila ka një komunitet të gjerë etiopianësh.

Dy vjet luftë brutale civile në Etiopi u mbyllën dy vjet më parë dhe një numër i madh i tyre janë larguar. Tashmë 750,000 etiopianë jetojnë në Arabinë Saudite, 450,000 pa dokumentacionet e duhura, sipas statistikave të OKB për 2022.

Tashmë Riadi refuzon emigrantët e shumtë etiopianë, sipas tyre prej shtimit të papunësisë së të rinjve në mbretëri.

Organizata Human Rights Watch me bazë në New York tha se ksihte analizuar video e foto të shumta  në rrjetet sociale si dhe imazhe satelitore për pretendimet e saj.

Në to shiheshin emigrantë të vdekur e të plagosur gjatë rrugëtimit kufitar, në impjante mjekësore apo vendvarrime pranë kampeve të refugjatëve.

Azilantët raportohet se kalojnë Gjirin e Aden nga Xhibuti me mjete rrethanore detare, dhe më pas ndihmohen nga rebelët jemenitë të cilët i abuzojnë duke u kërkuar pagesat e transferimit.

Organizata i bënte thirrje Riadit të “anulonte menjëherë” politikat e vrasjes ose plagosjes së emigrantëve dhe nxiti hetime nga OKB.

Arabia Saudite refuzon akuzat e vrasjeve apo abuzimeve ndaj emigrantëve ilegalë në kufi.


Top Channel

You may also like