Mihajlovic: Të japim të gjithë kontributin tonë, lufta nuk është zgjidhje

by admin
Spread the love

Në konferencën e sotme për shtyp, trajneri i Bolognas, Sinisa Mihajlovic duke marrë edhe shkas nga lufta në Ukrainë, u rikthye të flasë për atë që ka ndodhur në Jugosllavi në vitet 90. Ai bëri një paralelizëm midis dy situatave duke treguar edhe historinë e tij gjatë kohës së luftës.

“Kam lexuar një shprehje që thoshte se kur bëhet luftë midis të pasurve, janë të varfrit ata që vdesin. Unë jam i bindur që lufta nuk mundet dhe nuk duhet të jetë mënyra e vetme për të zgjidhur problemet.

Më kujtohet kur po ndodhte lufta në vendin tim, fitova Champions League, ishte dhe lufta. Kur fitova kampionatin me Lazion, u bombardua edhe vendi im. Këto janë problemet e vërteta. Më kujtohet që kur luaja ishte i vetmi moment kur mund të ndihesha i lumtur. Nuk është e lehtë të largohesh nga problemet.

Ajo që më shqetëson më shumë është fakti se kur ndodh diçka e re, kur ka një luftë, flitet ditë për ditë për të, por shpesh ndodh edhe që pas disa muajsh nuk flitet më për të. Të gjithë duhet të përpiqemi të japim një kontribut dhe të shpresojmë që të përfundojë sa më shpejtë, sepse është diçka më e madhe se ne”. /oversport.tv

Foto: Bologna Fc 1909 Twitter

You may also like