Miftaraj: Marrëveshja finale Kosovë-Serbi do të jetë prioritet i ambasadorit të ri amerikan

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Drejtori ekzekutiv në organizatën
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) Ehat Miftaraj, në një intervistë
për Ekonomia Onlien ka folur për emërimin e ambasadorit amerikan në Kosovë,
duke theksuar se është njeri me përvojë të gjatë në rajon.

Tutje, Miftaraj tha se presidenti amerikan
Joe Biden në kuadër të politikës së tij të jashtme e ka për synim arritjen e
marrëveshjes finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Por ai thotë se prioritet e Jeff Hovenier
do të jenë edhe sundimi i ligjit e zhvillimi ekonomik.

“E para është lajm i mirë që ShBA-ja kanë
emëruar për ambasadorë një person i cili ka një përvojë të gjatë në rajon dhe
ka informata të dorës së parë lidhur me fillet në kohën kur është shpallur
pavarësia e Kosovës”.

“Ka qenë aktor në bisedimet ndërmjet
Kosovës dhe partnerëve tanë ndërkombëtar në Vjenë kështu që e ka një vazhdimësi
të asaj se ku ka qenë Kosova dhe ku është edhe sot. Në anën tjetër është fakt
që presidenti Biden në kuadër të politikës së tij të jashtme hynë në zgjedhje
përfundimtare jo vetëm sa i përket statusit të Kosovës marrëveshjen finale me
Serbinë, por një konsolidim të rajonit ku hynë edhe Bosnja Hercegovina”.

“Me vetë faktin që administrata Biden ka
emëruar pozitat e ambasadorëve në vendet kyçe personat të cilët kanë një trashëgimi lidhur me atë se çfarë ka ndodhur
në rajonin e Ballkanin Perëndimor së paku nga viti 2002 e këndej”.

“…sigurisht që është një lajm i mirë që
këta ambasadorë do ta kenë prioritet në radhë të parë marrëveshjen finale
ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duke mos harruar asnjëherë fushat që janë të
rëndësishme për Kosovën ku ambasadori përmendi sundimin e ligjit dhe zhvillimin
ekonomik i Kosovës”, tha Miftaraj.

Hovenier u emërua në këtë post nga
presidenti Joe Biden në korrik 2021 dhe u konfirmua unanimisht nga Senati i
ShBA-së më 18 nëntor.

Pjesa më e madhe e karrierës së tij është
fokusuar në çështje të sigurisë në Evropë dhe Euroazi.

Përpara se të emërohej në rolin e tij të
ri si ambasador, Hovenier shërbeu si zëvendësshef i misionit në Ambasadën e
ShBA-së në Ankara.Përveç Kosovës dhe Turqisë, Hovenier ka shërbyer edhe në
Gjermani, Kroaci, Greqi, Panama, Paraguai, Peru, Serbi dhe Mal të Zi.

You may also like