Mifataraj për refuzimin e projektit për gazin: Nuk pritet më mirë prej një qeverie praktikantësh

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka reaguar pasi Qeveria e Kosovës ka refuzuar gazpërcuesin amerikan i cili ishte paraparë të kalonte nëpër territorin e Kosovës.

Miftaraj përmes një postimi në Facebook tha se nuk pritet diçka më mirë nga një qeveri e përbërë nga, siç i quan ai, praktikantët dhe amaterët.

 Tutje ai shtoi se qeveria Kurti mendon se shteti mbahet me propagandë dhe me fjalë të bukura.

Postimi i plotë:

Qeveria refuzon projektin e gazit.

Nuk pritet diçka më mirë prej nje qeverie e perbere prej praktikanteve dhe amaterave!

Qeveri qe mendon se me propagande dhe fjale te bukura qeveriset dhe mbahet shteti.

You may also like