Mickoski: VMRO-DPMNE është favorit në zgjedhjet e ardhshme parlamentare

by admin
Spread the love

Shifrat e matjeve të opinionit publik, të ashtuquajturat anketa tregojnë qartë se VMRO-DPMNE është favorit në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Shifrat e anketave janë ashtu siç janë, opinioni i njeh, VMRO-DPMNE është favorit i madh për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të cilat do të mbahen për pak më pak se ose do të thoja pak më shumë se 2 muaj, diku rreth 44-45 ditë deri në fillimin e fushatës për raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, thotë kryetari i partisë Hristijan Mickoski.

“VMRO-DPMNE është favorit i madh për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të cilat do të mbahen për pak më shumë se 2 muaj. Diku rreth 44-45 ditë kemi deri në fillimin e fushatës për raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, thotë Mickoski i ftuar në emisionin e mëngjesit “Zdravo Makedonijo” në televizionin kanal 5, duke theksuar se dallimi është i madh dhe se është më shumë se 2:1 dhe kjo do të jetë edhe më e lartë, përkatësisht 2.5 ndaj 1.

Sipas tij, zëri i popullit praktikisht shfaqet përmes atyre shifrave të matjeve të opinionit publik dhe nga ato shifra shihet se një shumicë dërrmuese 3/4 e njerëzve janë të pakënaqur me cilësinë e jetës dhe mendojnë se Maqedonia po ecën në drejtim të gabuar dhe se duhet të ketë ndryshime. Numri i qytetarëve të kënaqur, shton ai, është njëshifror.

MARKETING



You may also like