Mickoski: Talir 2 tentim për defokusim të opinionit, jemi në situatë dramatike

by admin
Spread the love




Qeveria LSDM-BDI po mundohet që ta shpërqendrojë vëmendjen nga keqmenaxhimi me krizën ekonomike dhe energjetike si dhe inflacionin dramatik me çmimet, përmes proceseve gjyqësore të politizuara. Ky është vlerësimi i kryetarit të VMRO DPMNE-së Hristijan Mickoski për vendimin e gjykatës që parashikon konfiskimin e selisë partiake të VMRO-së, në procesin gjyqësor Talir 2. Mickoski thotë se e gjithë kjo ka vetëm një qëllim, që vëmendja e qytetarëve të jetë tek proceset gjyqësore kundër opozitës dhe jo tek kriza e thellë ekonomike që ka kapluar çdo familje.

 “Jemi dëshmitarë të kohërave dramatike të rënda për qytetarët dhe për Maqedoninë. Kërcënimi më i madh për sigurinë dhe përditshmërinë e familjeve është inflacioni në rritje, shoku me çmimet për çdo ditë. Karburantet që u dyfishuan, energjia elektrike e cila sërish do të rritet. Rritja e çmimeve të të gjitha prodhimeve në markete. Xhepi i familjeve po boshatiset, ashtu siç po bie dramatikisht fuqia blerëse e popullatës. Ajo që na shtang më shumë në këtë krizë është mungesa e shqisës nga qeveria e LSDM-së dhe BDI-së”, ka deklaruar kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, përcjell SHENJA.


You may also like