Mickoski: Populli do t’i ndihmojë Zaevit të marrë vendimin për dorëheqje

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Lideri i opozitës maqedonase Hristijan Mickoski, duke komentuar paralajmërimin e Zaevit për dorëheqje nëse e humb Shkupin, tha se populli do t’i ndihmojë masivisht Zaevit që ta marrë këtë vendim. Mickoski thotë se qytetarët sikurse më 17 tetor, edhe më 31 tetor do të votojë kundër LSDM-së dhe kjo do të rezultojë me dorëheqjen e kësaj qeverie dhe formimin e një qeverie të re.

Ajo që mendoj se do të ndodhë më 31 tetor është se populli do t’i ndihmojë Zoran Zaevit për ta sjellë vendimin e duhur e që nëse i humb zgjedhjet është tërheqja. Prandaj i bëj thirrje popullit që me 31 tetor ta bëjë të njëjtën që e bëri me 17 tetor që ta ndihmojë Zaevin ta sjellë vendimin e duhur pasi ky është vendimi i duhur për popullin dhe shtetin”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO DPMNE së. /SHENJA/

You may also like