Mickoski paralajmëron kallëzime penale për ekspertët e grupit punues për ndryshimet kushtetuese

by admin
Spread the love




Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, pret që të ketë përgjegjësi penale për ekspertët të cilët janë të kyçur në grupin punues për përgatitjen e amendamenteve për ndryshimet kushtetuese, për shkak se siç thotë, punua e tyre nuk ka bazë dhe se do të marrin honorare nga qytetarët, ndërsa praktikisht nuk do të bëjnë asgjë.

Ai ka akuzuar se ekspertët të cilët janë kyçur në grupin punues janë pjesë e familjeve të BDI-së dhe LSDM-së.

“Më vjen turp për turpin e tyre. Pres përgjegjësi për shkak se kur do të vije hapi i parë në parlamente, ndërsa kjo është fillimi i procedurës për hapjen e Kushtetutës, të mos ketë sukses dhe kjo do të jetë edhe një politik e Kovaçevskit që nuk do të ketë sukses, më pas edhe kallëzim penal për këta ngase ata nuk do të bëjnë asgjë sepse puna e tyre është e pakuptimtë”, ka thënë Mickoski, raporton SHENJA.

Mickoski edhe njëherë ka përsëritur se partia nuk do ta përkrahë iniciativën për hapjen e kushtetutës dhe se ndryshime kushtetuese nuk do të ndodhin me këtë përbërje parlamentare.

 


You may also like