Mickoski: Kovaçevski, kopje e politikave të Zaevit

by admin
Spread the love

Politikat e paralajmëruara të Dimitar Kovaçevskit si kryeministër i ardhshëm janë vazhdimësi e “zaevizmit”, thotë lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski. Sipas tij, rritja ekonomike e paralajmëruar në vazhdimësi nga pushteti aktual nuk realizohet kurrë.

“Ky njeri thjeshtë, nuk ka kredibilitet politik të flasë për qeverinë e ardhshme dhe politikat e qeverisë së ardhshme. Çdo vit është paralajmërim se ky do të jetë vit i boom-it ekonomik. Kështu thoshte edhe paraardhësi i tij Zaev, kështu thotë edhe ky.

Është “copy-paste” e politikave të Zoran Zaevit dhe nuk pres asgjë më shumë”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

You may also like