Mickoski ka tri dilema: Me Von der Lajen “debatoi” me dokumente dhe fotografi historike

by admin
Spread the love

VMRO-DPMNE ka tre dilema që ia kanë thënë kryetares së KE-së, Ursula vod der Lajen gjatë takimit në misionin e BE-së në Shkup. Kryetari i partisë, Hristijan Mickoski në konferencën e sotme për media tha se Ursulës i ka treguar fotografi të varrezave të të rinjve të vrarë në Vatasha, të Vera Ciriviri-Trena dhe të vagonëve me të cilët ishin dërguar hebrenjtë e Maqedonisë në kampet e përqendrimit. Mickoski tha se nuk ka pasur debat në Kuvend pas fjalimit të Von der Lajenit.

“Pala bullgare do të japë deklaratë të njëanshme në lidhje me atë se si e shikon gjuhën maqedonase. Se ne kemi gjuhë të pastër maqedonase, përkatësisht se kemi gjuhë të pastër që tekstualisht do të jetë pjesë e kornizës negociuese dhe dokumenteve të BE-së, do të jetë një gënjeshtër e madhe. Ja ky është neni 3, thuhet qartë se do të kemi deklaratë njëpalëshe nga ana e fqinjit tonë lindor se gjuha maqedonase me shumë gjasa është ndonjë version i gjuhës bullgare.”– deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

You may also like