Mickoski deri tek pushteti: Unë jam i gatshëm të vdes, por ju a jeni të gatshëm të gjuani drejt meje?

by admin
Spread the love




Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, në një intervtistë për Prva.rs ka folur për ngjarjet politike në vend si dhe incidentin e disa ditëve më parë, për të cilin ai thoshte se personi me armë dëshironte ta vriste gjatë protestave kundër propozimit francez, transmeton SHENJA.

“Kërcënimet zgjasin gati 4 vite, teksa kjo arriti kulmin para 1 viti. Unë jan personi i vetëm në Maqedonin, i cili ka rejting më të madh dhe i cili drejton partinë më të madhe politike të cilit shteti nuk i lejon sigurim privat. Dhe e gjithë kjo është e qëllimshme, që të mund të ndodh ajo që duheshte të ndodh para disa ditëve. Megjithatë nuk e përjashtoj mundësinë, pasi dy ditëve të fundit ka pasur kërcënime ndaj meje dhe familjes time. Por, unë u kam thënë se jam i gatshëm për t’i dhënë fund jetës time, mirëpo ju a jeni të gatshëm të gjuani drejt meje?, u shpreh Mickoski. /SHENJA/


You may also like