Mickoski: Bullgaria po hyn në një konflikt të nivelit të luftës së ftohtë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, sot për zhvillimet e fundit me Bullgarinë tha se tashmë kanë paralajmëruar për këtë, dhe shkak janë dorëheqjet e Qeverisë. Mickoski pyet se pse fillimisht u hodh teza e shpalljes së personave non grata, e më pas autoritetet u tërhoqën. “Çfarë presin ata?”,   të vijë 4 shkurti që të ndodhin incidente.. Lideri i VMRO-DPMNE-së konsideron se sjellja e qeverisë është rezultat i, siç tha ai, “korrupsionit të madh të tyre dhe mbrojtjes së krimit për të qëndruar në pozitat e tyre. Sipas Mickoskit ata, pushtetarët  janë të gatshëm të sakrifikojnë njerëzit dhe të ardhmen e tyre. Ai edhe një herë bëri thirrje që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbahen sa më shpejt.

“Ajo që është shqetësuese është fakti se kjo Qeveri, me gjithë koncesionet dhe pavarësisht gjithçkaje që iu kërkua, praktikisht u dorëzua, nënshkroi, në interes të ruajtjes së karrigeve. Shohim që pala tjetër hyn në një të ashtuquajtur një konflikt që do ta vinte në nivelin e një lufte të ftohtë, sepse me sa kuptoj ambasadori i fqinjit tonë lindor nuk është në këtë vend, domethënë e kanë mbajtur atje dhe nuk ka ardhur këtu ku duhet të kryej pozicionin e ambasadorit dhe autoritetet në Sofje e arsyetojnë këtë si revoltë për ngjarjen që ndodhi në Ohër”, deklaroi Mickoski. /SHENJA/

 


You may also like