Mickoski: Bizneset në Maqedoni paguajnë rrymë dyfish më shumë në krahasim me vendet fqinje

by admin
Spread the love




Nga gjysma e vitit 2021 e këndej, bizneset në Maqedoni paguajnë rrymë dyfish më shumë në krahasim me vendet fqinje, deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE, Hristian Mickoski.

Sipas Mickoskit, kjo ka  bërë që shumë biznese të vendit  mos të jenë konkrurente në treg, mandje edhe shumë prej tyre tanimë janë mbyllur, përshkak se nuk arrijnë t’i mbulojnë shpenzimet e energjisë elektrike, që sipas tij e gjithë kjo ndodhë nga paaftësia e pushtetit.

 “U bëj apel organeve kompetente, në vendqë të vazhdojnë kokëfortësinë, të vazhdojnë punën, të ndalen që mos ta vjedhin më ELEM-in, të ndalen  vjedhjet që ju bëjnë qytetarëve dhe t’ju mundësojnë bizneseve që në këto kohëra të vështira të mbijetojnë, sepse këta janë heronjët e këtyreve kohërave”, ka deklaruar Hristijan Mickoski, raporton SHENJA.


You may also like