Mickoski: Ali Ahmeti do ta përfundoj karrierën si kriminel i thjesht

by admin
Spread the love

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka dërguar disa kritika në llogari të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti.

Ai ka thënë se Ahmeti do ta përfundojë karrierën si kriminel i thjesht.

Mickoski tha se Ahmeti në krim e ka futur edhe familjen, ndërsa e përmendi rastin e blerjes së “Soravijës” nga ana e Drin Ahmeti, i cili është nipi i tij.

“Ai njeri, i cili vetveten e përfaqësonte si luftëtar për të drejtat e njeriut para 20 viteve, po duket se i udhëhequr nga disa rreth tij, do të përfundojë si një njeri thellë i zhytur në krim, por për fat të keq, në krim po e zhyt edhe familjen e tij. Kjo nuk është mirë. Do ta kisha këshilluar, ata pak këshilltar që i ka rreth tij, të cilët e këshillojnë të dërgojë porosi të tilla në opinion, t’ua ndërrojë pozitat ose të ndalojë në këtë mënyrë ta involvojë familjen. Kishte mundësi të madhe, por siç kalon koha, ai jo vetëm që nuk e ka lëshuar këtë shans, por është para fundit të tij politik si kriminel i thjesht”, tha Mickoski, raporton SHENJA.

 

 

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like