Mickoski akuzon Qeverinë se ka shpenzuar 73.000.000 denarë në import të rrymës elektrike – Shqip

by admin
Spread the love

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka reaguar përmes një shkrimi në rrjetet sociale mëngjesin e sotëm mbi importin e energjisë elektrike.

Mickoski thotë se Qeveria për dy ditë ka shpenzuar 73 milionë denarë për import të energjisë elektrike.

“Vazhdon importi i energjisë elektrike edhe në vitin e ri! Qeveria “heroike” BDI/LSDM vetëm për dy ditë shpenzoi gati 73.000.000 denarë përimport të rrymës. Nuk ka asgjë nga skenari fillestar, transformatori në Manastir ende nuk është në funksion, Osllomej nuk punon, hidrocentralet janë në nivelin më të ulët. Prandaj vazhdojnë provizionet paraprake. Tenderat “heroikë” në katër sy lulëzojnë. Do të ketë përgjegjësi. Dita po vjen”, shkruan Mickoski.

You may also like