Mickoski: 400 mijë kilogramë oriz vlejnë sa “BMW” e Zaevit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

OBRM-PDUKM-ja aktivitetet parazgjedhore mbrëmë i zhvilloi në Vinicë dhe Koçanë. Kreu i partisë Hristijan Mickoski akuzoi pushtetin se nuk merret fare me problemet e bujqve nga ky rajon.

Ai iu bëri thirrje qytetarëve që ta dënojnë politik bërjen e pushtetit duke filluar nga zgjedhjet lokale. Mickoski tha se për dallim nga LSDM-ja, partia që udhëheq ai ka kuadro cilësorë që do të jenë në shërbim të qytetarëve.

“I takova prodhuesit e orizit nga Zërnovci, Çeshinovë-Oblesheva e Koçani, të gjithë më thonë se nuk ka kush ta blejë prodhimin, ndërsa ata që e blejnë e paguajnë vetëm 12 dënarë të turpshme, ose nëse kanë fat 14 denarë për një kilogram. Nëse bëjmë një llogari për ato 15 denarë, 400 mijë kilogram oriz i paqëruar vlen sa “bmw”-ja e Zoran Zaevit, aq vlen mundi i bujkut”, theksoi Mickoski.

You may also like