Mia Khalifa poston udhëzime për krijimin e ‘bombës Molotov’, për nisjen e Luftës 3-të Botërore

by admin
Spread the love

Modelja problematike Mia Khalifa duket se ka shpërndarë në rrjet udhëzime sesi të krijojmë një “koktejl Molotov” për miliona ndjekësit e saj në rrjet, në një kohë kur Rusia ka nisur inkursionin e pushtimit të Ukrainës dhe mundesisht nisjen e Luftës së Tretë Botërore.

Ish-aktorja pornografike ka shokuar ndjekësot e saj me udhëzimet që mudn të konsiderohen “nxitje dhune” në një kohë kur ministria ukrainase e mbrojtjes ka nxitur banorët e vendit të armatosen për t’u përballur me pushtimin rus.

Komenti në fjalë i ministrisë së mbrojtjes së Ukrainës, shkruante: “Në Obolon… Ne i kërkojmë qytetarëve të na informojnë për lëvijzet e trupave dhe pajisjeve!

“Bëni koktejle Molotov, neutralizoni pushtuesin! Ndërsa rezidentët paqësorë, të bëjnë kujdes – mos dilni nga shtëpia!”

Disa prej fansave të Mia Khalifa u përgjigjën pozitivisht ndaj postimit, kryesisht fansat ukrainas të modeles.

Një prej tyre shkruante: “OMG! Falemnderit shumë për mbështetjen! Nuk prisja që të fliste kaq hapur për rezistencën”.

“Ne në Ukrainë, gratë kaq të guximshme i quajmë “Ikoha” (Ikonë).”

Një tjetër mbështetës dashamirës shkruante: “Falemnderit për kontributin tënd ndaj luftës guerrile, je gjithmonë në ëndrrat tona”.

Ndërsa të tjerë kritikonin ish-pornstaren për postimin e papërshtatshëm duke thënë se udhëzimet mund të shihen nga njerëzit e gabuar.

“Mund t’i hyjë në punë Ukrainasve por hiqe imazhin të lutem, jo të gjithë në rrjetet sociale duhet të dinë si bëhet një bombë zjarri”.


You may also like