Mexhiti: Për herë të parë këtë vit pati dyfishim të pagave për punëtorët shëndetësorë

by admin
Spread the love

Ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti lidhur me protestat e sindikatës së punëtorëve të shëndetësisë tha se këtë vit pagat e punonjësve të shëndetësisë tashmë janë rritur dy herë. Një herë në gjysmën e parë të vitit, ato u rritën me 2000, 2500 dhe 3000 denarë për tre grupe të ndryshme punonjësish shëndetësorë. Dhe tani, më 9 tetor, pati një rritje të re prej 10%, plus është rënë dakord pagesa e resgresit në fund të vitit. “Ne besojmë absolutisht se rritja është e konsiderueshme, ministria edhe ministri Mexhiti, që nga marrja e detyrës, angazhohen fuqishëm për të ardhura më dinjitoze dhe të dyja rritjet janë ndër të tjera si rezultat i këtij angazhimi. Megjithatë, mundësitë dhe buxheti nuk lejojnë më shumë se dy rritje në një vit” thuhet në kumtesën e ministrisë së shëndetësisë.

MARKETING



You may also like