Lideri i Lëvizjes së re politike e cila u promovua ditë më parë, Izet Mexhiti, ka qëndruar sonte në Gostivar.
Ai ka thënë se për ta në rend të parë është sovrani, ndërsa u ka bërë thirrje edhe pjesëtarët e qeverisë që sipas tij natyrshëm e kanë vendin tek fronti opozitar, të vijnë dhe së bashku ta bëjnë ndryshimin.
“Faleminderit nga zemra Gostivari i proceseve të mëdha kombëtare!
Ne nuk e kemi dert që me qeveritarët nuk i kemi punët mirë, sepse për ne në vend të parë është SOVRANI, është qytetari!
Nga këtu duam që të çojmë porosi deri tek ata pjestarë të Qeverisë që natyrshëm e kane vendin tek ne, tek fronti opozitar, te bashkangjiten që bashkarisht ta bëjmë ndryshimin e madh, ta bëjmë bashkë fillimin e ri!
Një faleminderim të veçantë për z. Lulzim Osmani, Kryetarin e Odës Regjionale të Zejtarëve”, ka deklaruar Mexhiti, raporton SHENJA.