Mexhiti: Me Ali Ahmetin kemi komunikim, por s’mund të merremi vesh (VIDEO)

by admin
Spread the love

“Ne i kemi shërbyer dhe i shërbejmë Ali Ahmeti për 20 vjet. Ne kemi komunikim, por nuk merremi vesh. Problemi është se ne nuk kemi hasmëri, por kemi dallime politike”.

Kështu u shpreh Izet Mexhiti nga Grupi i zjarrit teksa u përgjigj se a janë për unitet me liderin e BDI-së, Ali Ahmetin.

Megjithatë, tregoi se ku qëndron problemi se nuk po ndodh ky unitet përskaj thirrjeve të vazhdueshme.

“Ne nuk jemi si Artani që ditën shtron dorën e pajtimit, kurse në mbrëmje shkarkon ata që mendojnë ndryshe ose që nuk pajtohen me zotëri Grubin”, tha Mexhiti nga Tetova, transmeton TV21.

You may also like