Metereologu Slavço Poposki – Në rajon nis përkeqësimi i motit?! – Shqip

by admin
Spread the love

Në rajon do të nis përkeqësimi i motit – tha metereologu Slavço Poposki në emisionin “Ora e Parë” në Klan Maqedoni.

Përkeqësimi, sipas tij, vjen për shkak të ndikimit të sistemit të thellë ciklonik, që lirisht mund të quhet edhe uragan, me qendër mbi Evropën veriperëndimore.

Që nga dita e sotme në Mal të Zi, Bosnjë e Hercegovinë, më pas në Shqipëri do të nisin reshje shiu, që gjatë fundjavës pritet të jenë të rrëmbyeshme, kurse në viset malore do të ketë reshje dëbore dhe lokalisht pritet të formohet shtresë dëbore mbi 30 centimetra.

Në këto vende të rajonit, lokalisht priten sasi të mëdha reshjesh mbi 100/150 litra në metër katrorëqë mund të shkaktojnë përmbytje lokale.

E gjithë kjo do të shoqërohet me erë të fuqishme nga drejtimi jugor dhe jugperëndimor me mbi 85 ilometra në orë.

Ky ciklon, këtë fundjavë, do të ndikojë edhe në motin në vendin tonë, ku priten reshje lokale shiu. Megjithatë, sipas metereologëve, nuk do të ketë kushte për përmbytje, por do të ndjehet ndryshimi drastik I motit. /tvklan.mk/

You may also like