Meta thirrje të arrestuarve për aferën e inceneratorëve: Tregoni kush ju dha garanci për të shkelur ligjet

by admin
Spread the love

Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka reaguar sërish për aferën e inceneratorëve, ku nëpërmjet një reagimi në rrjetin social Facebook Meta, bën thirrje që 400 milion eurot e vjedhura sipas tij me aferën e inceneratorë t’i kthehen qytetarëve shqiptarë.

Gjithashtu, ai thekson se të arrestuarit duhet të tregojnë personat të cilët sipas Presidentit, u kanë dhënë garanci për të shkelur ligjet.

Postimi:

“T’i kthehen popullit shqiptar mbi 400 milion euro të vjedhura me aferën e inceneratorëve! U bëj thirrje të arrestuarve të bëhen “të penduar” dhe të tregojnë se kush ju dha garanci për të shkelur ligjet në mënyrë kriminale.”, shkruan Meta në facebook.

You may also like