Meta nxori prapaskenat sesi Basha i kërkoi të shtynte zgjedhjet, avokati i njohur kap detajin në dëm të Presidentit

by admin
Spread the love

Juristi Redi Ramaj ka kapur një detaje në akuzën që bëri dje Presidenti Ilir Meta ndaj Lulzim Bashës. Meta rrëfeu se Basha i kishte kërkuar që ai të shtynte datën e zgjedhjeve, pasi nuk po i kontrollonte më dot demokratët.

Sipas Ramajt, kjo deklaratë e Metës është një provë tjetër që Gjykata Kushtetuese duhet ta marrë parasysh, pasi Presidenti duhet të jetë i pavarur në vendimet që merr.

Deklarata e Ramajs:

“Deklarata e Presidentit se Basha i ka kërkuar dekretimin e një date tjetër zgjedhjesh nga ajo e caktuar më parë është një tjetër argument për Gjykatën Kushtetuese në dëm të Metës! Presidenti i Republikës është mbi palët dhe i pavarur në vendimet që merr, në çdo rast për të mbrojtur Kushtetutën.”, shkruan Redi Ramaj.

You may also like