Meta nga Turqia firmosi dekretin, Berisha: Më kujtoi Ali Pashën; koka në Stamboll, trupi në Janinë

by admin
Spread the love

Çështja e presidentit vazhdon të jetë aktuale dhe shumë e nxehtë edhe pas zgjedhjes së tij. Ish-kryeministri Sali Berisha ka ironizuar sqarimin e Presidencës për firmosjen e dekretit për lirimin e Bajram Begajt në Stamboll, duke e krahasuar me historinë e Ali Pashë Tepelenës.

I pyetur nga gazetarët jashtë parlamentit, lidhur me shpjegimin që dha Presidenca, Berisha tha:

“Ai më rikujtoi mua Ali Pashën, trupi në Janinë, Koka në Stamboll”.

Meta e firmosi dekretin për lirimin e Bajram Begajt nga detyra e Shefit të Shtabit në Konsullatën Shqiptare të Stambollit, e cila konsiderohet si territor shqiptar.

Zëra nga opozita e kanë quajtur të paligjshëm procesin dhe kanë kërkuar dërgimin në Gjykatën Kushtetuese.

You may also like