Meta humb 9.4 mld $ te metaverse. Por Zuckerberg është i bindur: “Po shkojmë në drejtimin e duhur”

by admin
Spread the love

Në fund të konferencës mbi të ardhurat e Meta të mërkurën, ku u diskutuan rezultatet e kompanisë për tremujorin e tretë 2022, CEO i saj, Mark Zuckerberg, iu drejtua gjithë atyre që kanë dyshime mbi metaverse.

“Dëgjoni, e di që shumë njerëz mund të mos jenë dakord me këtë investim, por nga ajo që mund të them, mendoj se do të jetë diçka shumë e rëndësishme. Njerëzit do të shohin pas në kohë pas dhjetë vjetësh dhe do të flasin për rëndësinë e punës së kryer këtu”.

Problemi është se një dekadë është një periudhë shumë e gjatë. Dhe siç Zuckerberg ka mundur të konstatojë gjatë konferencës, po humb me shpejtësi mbështetës besnikë.
“Besoj se ndjesia e investitorëve në këtë moment është se ka shumë baste eksperimentale kundrejt basteve të provuara” – deklaroi një analist i Wall Street në një telefonatë.

Shifrat janë tronditëse. Divizioni Reality Labs i Meta ka humbur 3.7 miliardë dollarë në tremujorin e fundit dhe 9.4 miliardë dollarë këtë vit.

Qarkullimi i tremujorit është vetëm 285 milionë dollarë, me rënie thuajse 50%, kryesisht për shkak të dobësimit të shitjeve të Quest 2, çmimi i të cilave u rrit me 100 dollarë në gusht.

Modeli tjetër i headseat parashikohet të dalë në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm, ndërkohë që Meta ka prezantuar këtë javë Quest Pro, një model më i kushtueshëm (1499 dollarë), i menduar për t’u përdorur në punë.

“Parashikojmë që humbjet operative të Reality Labs në vitin 2023 do të rriten në mënyrë të ndjeshme krahasuar me një vit më parë” – tha Meta në një deklaratë për shtyp mbi të ardhurat, vetëm pak ditë pasi një aksioner i madh i bëri presion publikisht kompanisë që të reduktonte shpenzimet.

Aksionet e Meta ranë sot në mënyrë të pabesueshme me 20%, pasi regjistruan rënie me 4% në rritjen e të ardhurave. Rezultatet tregojnë se kërkesa për monitorimin e reklamave të Apple i ka kushtuar më shumë se 10 miliardë dollarë, se shpenzimet për reklama në platformën e saj vijojnë të tkurren dhe se aksionet aktualisht po tregtohen me një çmim, i cili nuk është parë që nga fundi i 2015-s.

Megjithatë Zuckerberg u përpoq t’u japë investitorëve arsye për të qenë optimistë. Ai tha se ka më shumë përdorues të përditshëm në Facebook se kurrë më parë. Instagram dhe WhatsApp kanë të dy më shumë se 2 miliardë përdorues.

WhatsApp sapo ka filluar një fushatë të rëndësishme marketingu në Shtetet e Bashkuara që synon drejtpërdrejt iMessage.

Edhe konkurrenti i TikTok, Reels, po fillon të rritet në mënyrë të ndjeshme dhe Zuckerberg deklaroi: “Ne besojmë se po fitojmë pjesën e kohës së shpenzuar për konkurrentët si TikTok”.

Mund të jetë e vërtetë dhe ky mund të jetë një tjetër moment i dhimbshëm tranzicioni i ngjashëm me kalimin e Facebook nga desktop te mobile, apo prezantimin e Story, siç pati hamendësuar Zuckerberg. Por për momentin, po jeton një krizë besimi.

/ The Verge

You may also like