Meta: Grekët e dinë qëndrimin tim për detin, Rama bëri lojëra

by admin
Spread the love

Ish-presidenti Ilir Meta duket se ka lënë postin e kreut të shtetit me një peng. I ftuar në emisionin “Open” në Neës24, Meta tha se ka probleme lidhur me çështjen e detit dhe se ka folur për këtë çështje edhe me pasuesin, Bajram Begaj.

“Në krye të shtetit garantoja respektimin e Kushtetutës dhe sjellja e ekipit negociator të përputhej me Kushtetutën. Veprime e mia kanë qenë të mirëmenduara dhe janë në mënyrë brilante shumë të argumentuara dhe mirëdokumentuara. Ia kam çuar Parlamentit, uroj të merren seriozisht. Shqetësimet e mia ia kam bërë të ditur edhe presidentit të ri.

I kam lënë letrën drejtuar Parlamentit. Diçka më tepër ia kam thënë dhe do t’ia them dhe jam i gatshëm të bashkëpunoj në çdo moment me presidentin e ri dhe Parlamenti, se kam bërë disa veprime për të mbrojtur interesin e Shqipërisë, jo për t’ia hedhur Greqisë.

Të gjitha lojërat e Ramës me këtë çështje kanë qenë shumë të dëmshme për vendin dhe i kam thënë kur pala tjetër ka kërkuar negociatorëve të mbajnë qëndrim politik, i kam thënë eja merr mandat politik të jap autorizim të ri. Sepse ata nuk kanë autoritet politik.

Nuk është gjë e re që Rama nuk do t’ia dijë as për Kushtetutë e as për vendim të Gjykatës Kushtetuese. Çështja është tërësisht e zgjidhshme në mënyrë korrekte për të 2 palët, por Rama e ka ngatërruar sa herë ka dashur të plotësojë axhendën e tij dhe të personave rreth tij.

Nuk ka asnjë keqkuptim. Pala greke e di shumë mirë qëndrimin tim. Rama ka thënë që çdo merak që keni do ta rregullojmë, ai po na pengon. Palës greke i intereson të bëjë sikur nuk e di qëndrimin tim” – tha Meta.

You may also like