Meta do t’ju lejojë të komunikoni me versionet AI të personave të famshëm në rrjetet sociale

by admin
Spread the love

Gjatë eventit Connect, Meta prezantoi përvoja të reja të AI në familjen e aplikacioneve dhe pajisjeve, duke përfshirë testimin e 28 AI me interesa dhe personalitete unike për përdoruesit që të ndërveprojnëi dhe të zhyten më thellë në interesat e tyre.

Ju keni mundësinë të ndërveproni drejtpërdrejtë me këto personazhe artificialë në platformat e ndryshme, dhe për të mësuar më tepër rreth personalitetit të personave realë mjafton t’i ndiqni në rrjetet sociale.

Meta ka vendosur të bashkëpunojë me figura të njohura publike për të mishëruar disa nga këto AI – por këto fytyra të njohura përfaqësojnë personazhet, jo veten e tyre. Profilet sociale për publikun dhe krijimi i përmbajtjeve vizuale të lidhura me këto AI menaxhohen nga Meta.

Sa herë që të krijohen imazhe për postimet sociale duke përdorur AI, do të shihni #ImaginedËithAI në postim së bashku me një ëatermark në këndin e poshtëm të majtë të imazhit. Nëse jeni pjesë e prezantimit të produktit beta në SHBA, do të jeni në gjendje të ndërveproni me AI direkt nga profilet e tyre sociale duke u dërguar atyre një mesazh në Instagram ose Messenger.

Përgjigjet e AI ndaj mesazheve tuaja direkte gjenerohen nga teknologjia AI e Meta. Më poshtë keni një listë me profilet sociale të personazheve të përzgjedhur që mund të ndiqni në Facebook dhe Instagram:

You may also like