Meta do të ndalë prodhimin e altoparlantëve Portal për konsumatorët

by admin
Spread the love

Meta, shoqëria mëmë e Facebook, e cila ka vendosur të përqendrohet e gjitha te metaverse, po ridimensionon punën e Reality Labs, divizioni më inovativ i grupit.

Janë disa shkurtimet e produkteve dhe projekteve të cituara në një raport të faqes The Information.

Ndër to është versioni i parë i syzeve për realitetin e shtuar, të parashikuara për vitin 2024, dhe versioni i ri i Portal, linja e smart speaker, e cila tashmë ka dalë në treg, dhe konkurrent të Amazon Echo – që do të jetë një produkt për kompanitë dhe jo më për konsumatorët finalë.

Ndryshimet në politikat e zhvillimit të Reality Labs vijnë në një moment të vështirë për Meta. Kolosi amerikan duhet të përballet me ngadalësimin e rritjes së të ardhurave, gjë që e ka çuar kompaninë të pezullojë punësimet në disa divizione.

Nëse zhvillimi i syzeve parashikon një rrugë finalizimi më komplekse, siç e dëshmon edhe rasti i Apple, që pavarësisht zërave të shumtë mbi software dhe hardware nuk ka prezantuar ende asgjë, ridimensionimi i Portal lë të kuptosh gjysmë dështimin pas prezantimit të altoparlantit me ekran me prekje dhe Alexa.

Linja e Portal është përballur me një rrugë me pengesa që në fillim të prezantimit në vitin 2018, duke mbetur gjithnjë një hap pas zgjidhjeve të Amazon dhe Google. Pajisja kishte edhe aplikacione për aktivitete si dëgjimi i muzikës në Spotify dhe shikimin e videove në streaming në Foot Network.

Por dy ekranet e linjës Portal kishin edhe funksione të kufizuara dhe lidhja e tyre me Facebook, që po përballej me skandalin e Cambridge Analytica, nuk ofronte shumë garanci mbi sigurinë për të mirëpritur një telekamerë të lidhur në shtëpi.

Sipas shoqërisë së kërkimit IDC, Meta shiti në vitin 2021, 800.000 Portal, duke zënë më pak se 1 për qind të tregut botëror të smart speaker (altoparlantë) dhe ekraneve inteligjente, sipas The Information.

Aktualisht Meta shet katër produkte Portal, nga një videokamerë të lidhur me TV, 99 dollarë, tek një ekran inteligjent, 349 dollarë.

Vendimi i Meta për ta tregtuar atë vetëm si produkt për kompanitë është në linjë me përpjekjet e fundit të grupit për promovimin e produkteve dhe shërbimeve të tij edhe për punën në distancë, duke pasur parasysh përputhshmërinë e altoparlantit inteligjent me platforma si Zoom dhe Microsoft Teams.

/ The Verge

*Foto The Verge

You may also like