Messi “streson” amerikanët, përgjigjet e analizave mbajnë në ankth edhe Argjentinën

by admin
Spread the love

Lionel Messi ka shqetësuar Argjentinën dhe Inter Miamin. Pas ndeshjes së kampionëve të botës me Ekuadorin, trajneri Lionel Scaloni deklaroi se e zëvendësoi kapitenin e skuadrës për shkak se ndiente shqetësime.

Numri një 1 pankinës tregoi se do të kryhen ekzaminimet e pas përgjigjeve do të mësohet nëse lojtari do të jetë i gatshëm për sfidën e së martës me Bolivinë. Messi ishte fenomenal me golin e shënuar në të 78-ën ndaj Ekuadorit, por vetëm pak minuta më vonë kërkoi zëvendësimin.

Në ankth janë jo vetëm tek Argjentina, por dhe tek Inter Miami, që shpreson që “ylli” i ekipit të mos ketë asgjë shqetësuese e të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës pas kombëtareve. Messi po shkëlqen në MLS, teksa aventurën amerikane po e shijon duke dhuruar spektakël e gola, ndërkohë që fitoi dhe Kupën e Ligës pak javë më parë./Supersport


Top Channel

You may also like