Mesazhi prekës i Florent Muslijat për tifozët e Hanoverit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Florent Muslija i është drejtuar tifozëve të Hanoverit me një mesazh prekës, pasi u largua nga klubi për t’iu bashkuar Paderbornit të dielën.

Përfaqësuesi i Kosovës Muslija iu bashkuar Paderbornit nga Hanover 96 si lojtar i lirë, në një marrëveshje njëvjeçare e gjysmë.

Studentja shqiptare zbulon një metodë të re të humbjes së peshës

Mesfushori sulmues do ta vazhdojë karrierën në Bundesliga 2 – kategorinë e dytë të futbollit gjerman – por tani me një skuadër të re, Paderborn, me të cilën nënshkroi marrëveshje me kohëzgjatje deri më 30 qershor 2023.

Muslija i kaloi tri vite me ekipin e parë dhe kryesisht të dytë të Hanoverit, duke i bërë 17 paraqitje në Bundesligë dhe 60 të tjera në Bundesliga 2.

Ai iu drejtua me mesazh në Instagram tifozëvee të klubit ku e bëri debutimin në futbollin profesionist.

“Të dashur tifozë të Hanoverit, pas tri viteve e gjysmë, më duhet t’ju them lamtumirë. Dëshiroj t’i falënderoj të gjithë zyrtarët dhe tifozët për vitet ngazëlluese dhe të dobishme në Hanover.

Nuk do ta harroj kurrë debutimin në Bundesligë me fanellën e 96-it!

Siç e keni vërejtur, unë i jam bashkuar Paderbornit dhe mezi e pres takimin me juve në Paderborn.

Kujdesuni për veten! I juaji Florenti.”

Para se t’i bashkohej Hanoverit më 2018, ai e kishte kaluar tërë karrierën në Karlsruher, në akademinë e të cilës ishte zhvilluar.

Drejtori sportiv i Paderbornit, Fabian Wohlgemuth, e lartësoi kosovarin në një intervistë për uebsajtin e klubit.

Florenti është ndërtues i lojës me përvojë në Bundesliga dhe Bundesliga 2. Me kreativitetin e tij ai i rrit mundësitë në skuadrën tonë”, tha ai.

Muslija debutoi për Kosovën në vitin 2019 dhe që prej atëherë i ka bërë vetëm shtatë paraqitje për verdhekaltrit. Ai nuk ka shënuar e as asistuar për Kosovën ende.

You may also like