Mesazhi i mrekullueshëm i Casemiros në Twitter për Modric dhe Kroos që është bërë viral

by admin
Spread the love

Mesfushor i Realit, Casemiro ka fituar zemrat e tifozëve madrilen që çdo sezon që kalon.

Casemiro ka shkuar një mesazh në llogarinë e tij në Twitter ditën e sotme që u bë viral pak orë përpara se Reali të nisej në Arabinë Saudite për gjysmëfinalet e Superkupës së Spanjës kundër Barcelonës.

Një tifoz madrilen në llogarinë e tij ka postuar dy foto të Kroos dhe Modric me masazhin: “Një ditë do t’u them fëmijëve të mi se pata fatin të shoh Toni Kroos dhe Luka Modric duke luajtur”. Casemiro në shenjë miqësie dhe respekti iu përgjigj: “Dhe unë që luajta me ta”. Një mesazh që i ka pëlqyar pafund tifozë “galaktik”.

Braziliani është nga lojtarët më të mirë të Real Madridit që kur u transferua në vitin 2015, duke formuar një treshe në mesfushë me Toni Kroos dhe Luka Modric që do të bënte historinë me klubin “Chamartin”.

You may also like