Mesazhi i Lori Hoxhës pas përfundimit të BBV është për ata që e kuptojnë

by admin
Spread the love

Edicioni i parë i Big Brother Vip përfundoi më 18shkurt. Fitues u shpall Ilir Shaqiri, ndërsa në vendin e dytë u pozicionua Donald Veshaj.

Për Donaldin, rezultati nuk ka qenë i drejtë. Menjëherë pas përfundimit të spektaklit thuhet se ai bashkë me binjakun e tij Romeon, kanë pasur një përplasje me produksionin.

Të premten u lajmërua gjithashtu për tre emisione të dedikuara post Big Brother Vip. Xhirimet janë kryer ndërsa, Donaldi dhe e dashura e tij Beatrix nuk kanë marrë pjesë.

Në rrjet kanë qarkulluar lajme sa i takon ecurisë së xhirimeve. Është bërë me dije se situata të tensionuara kanë ndodhur, ndërsa disa prej ish-banorëve kanë lënë studion në shenjë revolte. Pritet të shohim të martën në mbrëmje, në ekranin e Top Channel se çfarë ka ndodhur.

Nisur nga të gjitha këto, ne besojmë se postimi i fundit i Lori Hoxhës është për ata që duan ta kuptojnë.

“Nëse ju ofrojnë një vend në një raketë, mos pyet për vendin. Thjesht hip,” – shkroi Lori krah një kolazhi me foto të momenteve gjatë xhirimeve të Big Brother Vip.

Në fakt, ka të drejtë. Produksioni është treguar shumë bujarme të gjithë pjesëmarrësit, duke ju ofruar udhëtime, mundësi punësimi dhe dhurata pafund, përveç popullaritetit të padiskutueshëm.

Lori ka shprehur përmes postimit të saj dhe mirënjohjen për të gjithë bashkëpunëtorët dhe ata që bënë të mundur realizimin e edicionit të parë të Big Brother Vip, ndërsa u zotua se do të punojnë për gjëra më të mëdha dhe më të bukura.

Më herët edhe Eduart Grishaj ka komentuar në Top Albania Radio, polemikat e krijuara për fituesin e edicionit të parë, duke u shprehur se populli ynë nuk di të pranojë humbjen. Edhe regjisori solli në vëmendje gjithë bujarinë e produksionit, duke sjellë në vëmendje se të gjithë kanë dalë të fituar nga ky reality show.


You may also like