Mesazhi i fortë i kryeredaktorit të “Rilindjes Demokratike”: Mos e provokoni “Foltoren”, ata shembin regjime dhe mure

by admin
Spread the love

Kryeredaktori i Rilindjes Demokratike, organi zyrtar i Partisë Demokratike, Bledi Kasmi, komenton foltoret e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ka një përgjigje për ata që atakojnë pjesëmarrësit në këtë lëvizje.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kasmi shkruan se “ata që ndjekin foltoret janë njerëz të vërtetë dhe jo të shtirur, pa grada e ofiqe, ndoshta edhe të varfër, por janë të lirë”.

Kasmi u kujton kritikëve të Foltores, se të tillë ishin edhe njerëzit e Dhjetorit ’90, ndërsa apelon që të “mos provokohen se ata shembin mure e regjime”, si 30 vite më parë.

Keta jane te vertete dhe nuk bejne sikur… Thirrjet e tyre sot jane gjemim qe ka zgjuar shoqerine duke i bere te shikojne se ka drite ne kete tunel te erresires, deshperimit, zhgenjimit, braktisjes dhe vrasjes se shpreses. Ata jane njerez te vertete, pa grada e ofiqe. Ndoshta te varfer, por dinjitoze dhe krenare qe jane njerez te lire. Keshtu ishim edhe ne Dhjetorin ‘90 dhe atehere diktatura na quante “vandale”. Kini frike nga njerezit e lire despote e mekembes te regjimit. Nese nuk u pelqejne mos i provokoni duke i ofenduar se ata shembin mure e regjime. Është koha e tyre“, shkruan Bledi Kasmi.

You may also like