“Mes nesh nuk ka hatërmbetje”, Monika flet për Ilirin pas daljes nga BBV-ja – Shqip

by admin
Spread the love

21:18 | 15 Shkurt 2022

Monika është e eleminuara e fundit që la shtëpinë e Big Brother VIP.

Sonte nuk është duke u mbajtur spektakli i Big Brother VIP, pasi është duke u përgaditur për finalen e madhe të 18 shkurtit, shkruan lajmi.net.

Në vendin e saj është duke u transmetuar Fan Club, ku të ftuar janë pothuajse shumica e ish banorëve.

Monika është e ftuar dhe po rrëfen për herë të parë pas daljes së saj nga BBV-ja.

Ajo ka folur për raportin e saj me Donaldin dhe me Ilirin. Sipas saj ajo dhe Iliri asnjëherë nuk kanë pasur përleshje dhe se nuk ka hatërmbetje mes tyre.

Monika nuk arriti ta prek finalen e madhe kështu duke hequr dorë nga çmimi kryesor./Shqip/

 

You may also like