Mes lotësh Beniada Nishani rrëfen tmerrin e largimit drejt Italisë: Anija u përmbys…

by admin
Spread the love

Në një podcast me Dojna Memën, ish-banorja e “Big Brother Vip”, Beniada Nishani, së fundmi ka treguar një histori tepër të trishtë, por dhe shumë frymëzuese që ka kaluar në një moshë të vogël gjatë largimit për në Itali, rreth viteve 90, për një jetesë më të mirë.

Ajo ka treguar se anija në të cilën ajo po udhëtonte u përmbys, duke rrezikuar dhe jetën e pasagjerëve që ndodheshin në të.

Beniada shprehet: “Anija që do nisej fiks ditën që do niseshim ne, nuk arriti në destinacion pasi u përmbys gjatë rrugës. Mbaj mend zhurmën e helikopterit, të policisë që kërkonte përpara. Neve sapo arritëm, arritëm natën shumë vonë dhe jemi fshehur brenda një peme shumë të madhe sepse policia kërkonte dhe unë isha e vetmja fëmijë që isha në atë traget (me dokumenta falso). Mami kishte marrë një çantë me një panine, një ujë dhe dy gjëra për t’u ndërruar. Uji kishte mbaruar dhe kur arritëm në Itali, i vetmi njeri që kishte një shishe të vogël me pak ujë ishte ky zotëria, që kishte kursyer ujin për ilaçet dhe ai nuk piu ilaçet e veta por m’a dha ujin mua…”.

The post Mes lotësh Beniada Nishani rrëfen tmerrin e largimit drejt Italisë: Anija u përmbys… appeared first on NTV.

You may also like