Mertens nuk e fsheh zhgënjimin: Mendoja se do të qëndroja, por nuk kam dëgjuar nga askush

by admin
Spread the love

Dries Mertens është shfaqur i zhgënjyer me sjelljen e drejtuesve të Napolit për sa i përket situatës së rinovimit. Sulmuesi belg foli nga grumbullimi me kombëtaren ku nuk e fshehu aspak zhgënjimin e tij.

“Mendoja se do të qëndroja te Napoli. Është e çuditshme, por nuk kam dëgjuar nga asnjë për rinovimin e kontratës. Për momentin jam me kombëtaren, por nga pasnesër do të filloj të mendoj më shumë. Nuk kam bërë ende asnjë zgjedhje”, tha ndër të tjera Mertens.

Nga kjo situatë po përpiqen të përfitojnë dy klubet e Romës. Mertens pëlqehet shumë si nga Maurizio Sarri ashtu edhe nga Jose Mourinho që kërkojnë me ngulm shërbimet e sulmuesit belg. /oversport.tv

You may also like