Merret vendimi, derbi i kryeqytetit do të zhvillohet në “Elbasan Arena”

by admin
Spread the love

Derbi i javës së 33-të midis Partizanit dhe Tiranës do të zhvillohet në “Elbasan Arena”. Edhe pse “Demat” kërkuan që ndeshja të zhvillohej në “Air Albania”, UEFA  e ka mohuar kategorikisht këtë vendim.

Qeveria europiane e futbollit nuk e lejoi këtë gjë pasi mund të dëmtohej fusha ku do të zhvillohet finalja e madhe e Conference League. Për rrjedhojë është vendosur që derbi të zhvillohet në stadiumin e Elbasanit.

Një ide ka qenë edhe zhvillimi i ndeshjes në “Selman Stërmasi”, por kjo gjë është refuzuar për shkak se fusha nuk është në kushtet e saj optimale. Për rrjedhojë derbi i javës së 33-të do të zhvillohet në “Elbasan Arena” të shtunën në orën 19:45. /oversport.tv

You may also like