Merr fund armiqësia mes Semit dhe Fifit/ Vajzat tregojnë historinë e mosmarrëveshjeve?

by admin
Spread the love

Konflikti mes Semit dhe Fifit para se të futeshin në Big Brother Vip ka marrë fund dhe të dyja kanë bërë paqe.

Fifi është shprehur se Semi nuk e ka falënderuar kur ajo i ka qëndruar shumë pranë në momente shumë të vështira të jetës së saj, ndërsa të dyja e kanë sqaruar këtë çështje.

“Unë nuk jam njeriu që them faleminderit me fjalë. Mendoja se ia kisha thënë duke treguar gjërat e mia personale, që nuk ia them njeriu. Falënderova Florin, Klajdin, Brunon atë natë. Po të kam qenë mirënjohëse sidomos tani pas bisedës sepse e di që kam nevojë për një njeri që e di se si jam vërtet”, tha Semi.

Semi i ka kërkuar falje, pasi është vetë personi që nuk tregon mirënjohje me fjalë për personat që i rrinë afër, duke theksuar se është një nga gjërat që duhet të ndryshojë tek vetja.

Edhe Fifi e ka pranuar që e ka pasur edhe ajo një pjesë të fajit, por që tani kanë mbështetjen e njëra-tjetrës.

“Shumë mirë që u hap puntata me muhabetin tonë, se banorët se kanë kuptuar këtë gjendjen tonë. Kam ndjerë një lloj përgjegjësie, boshllëku, se realisht kam thënë është Semi brenda e kur kemi hy s’kemi fol me njëra tjetrën, pa sens fare. Por jam shumë e lumtur që mu rikthye shoqja. E kam parë shumë shpesh Semin keq, por unë e kuptoj që jam kokëmushkë. Por ditët e fundit e kam parë që s’ka qenë mirë. E ndjeva që duhet me u sqaru me Semin dhe me e heq këtë energji negative dhe me ia nis aty ku e kemi lënë përgjys”, tha Fifi.


You may also like