Merkato në Premier League, ish-futbollisti i Juventus rikthehet në “ishull”

by admin
Spread the love

Mario Lemina është shumë pranë firmës me klubin e Wolverhampton në Premier League.

Transferimi i mesfushorit pritet që të marrë formë zyrtare në orët e ardhshme teksa Lemina së fundmi ishte pjesë e Nice në Ligue 1.

Për kartonin e ish-lojtarit të Juventusi, “Ujqërit” do të shpenzojnë 10 milionë sterlina, ndërsa Lemina ka eksperiencë në kampionatin anglez. Kujtojmë se në të kaluarën është aktivizuar me skuadrën e Southampton, por edhe me Fulham duke regjistruar në total 74 prezenca në Premier League.

Trajneri i Wolverhampton, Julen Lopetegui e bëri të qartë dëshirën e tij për të shtuar numrin e mefushorëve në organikë dhe menjëherë drejtuesit e klubit morën masa për të kënaqur dëshirat e spanjollit.


Top Channel

You may also like