Merkato Milan: Maldini dhe Massara fokusohen te mesfusha dhe mbrojtja

by admin
Spread the love

Pasi kanë siguruar shërbimet e Charles De Ketelaere nga Club Brugge, tashmë Maldini dhe Massara janë fokusuar të plotësojnë dhe hapësirat e lëna bosh në repartet e tjera. Drejtuesit kuqezi janë në kërkim të një mbrojtësi dhe të një mesfushori ku nuk mungojnë objektivat.

Objektivi Renato Sanches ka sfumuar pasi gjasat më të mëdha janë që mesfushori portugez të transferohet te kampion e Francës, PSG. Për këtë arsye, alternativa që do të marrë vendin e lënë bosh nga Franck Kessie është mesfushori i Aston Villas, Carney Chukwuemeka.

Me ngul po kërkohet edhe një mbrojtës në ambientin e Milanit ku drejtuesit e klubit kanë piketuar dy objektiva. Japhet Tanganga është objektivi kryesor i kuqezinjve që kanë nisur bisedimet me Tottenham, por palët janë ende larg një marrëveshje. Alternativa e dytë sakaq është mbrojtësi i PSG, Diallo. /oversport.tv

You may also like