Merkato Juventus/ Pista Depay drejt dështimit, në “pole position” është Milik

by admin
Spread the love

Juventusi vazhdon të punojë për të afruar një tjetër sulmues në organikën e ekipit. Max Allegri ka kërkuar një zëvendësues të Dusan Vlahovic dhe emrat më të përfolur kohët e fundit në merkato janë Arkadiusz Milik dhe Memphis Depay.

Për këtë të fundit, drejtuesit e Juventusit po bëjnë edhe tentativat e fundit për ta bindur që të afrohet në Torino. Megjithatë, kërkesat e sulmuesit holandez janë konsideruar të ekzagjeruara nga bardhezinjtë.

Depay dëshiron të përfitojë 10 milionë euro në sezon në një kontratë 3-vjeçare, por Juventusi nga ana tjetër ofron vetëm gjysmën e shifrës. Megjithatë, “Zonja e Vjetër” në rast se dështon plani Depay, ka pothuajse të sigurt transferimin e Milik. /oversport.tv

You may also like