Merdare, tashmë i kalueshëm – Shqip

by admin
Spread the love

Është hequr barrikada e parë në vendkalimin në Merdare, ndërsa pritet të hiqen edhe barrikada të tjera, raporton Tanjug, referuar Novosti.

Barrikada në atë vendkalim, e cila ishte ngritur në mbështetje të serbëve të arrestuar, pas lirimit të tyre dje, sapo është hequr, shkruan Novosti.

Gazetarët raportojnë deklaratat e Policisë së Kosovës se vendkalimi i Merdarës tashmë është i kalueshëm për qarkullim.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, mbrëmë, pas bisedimeve me serbët nga Kosova në Rashkë, ka njoftuar se heqja e barrikadave do të fillojë në mëngjes, gjë që, tha ai, nuk do të ndodhë shpejt dhe do të zgjasë nga 24 deri në 48 orë.

Dy kamionë janë djegur

Policia e Kosovës ka njoftuar sot se në orët e hershme të mëngjesit dy kamionë janë djegur në afërsi të Dudin Kërshit në pjesën veriore të Mitrovicës veriore, raporton Tanjug.

Siç thuhet, nuk ka të lënduar, por dëme materiale.

 “Në orët e hershme të mëngjesit është raportuar se dy kamionë, të cilët ishin në barrikada, janë djegur në lokacionin Dudin Kërsh në Mitrovicën e Veriut. Përveç dëmeve materiale nuk ka persona të lënduar, ndërsa hetimet janë duke vazhduar”, thuhet në njoftimin e policisë. /tesheshi.com/

You may also like