Mentor Kikia del me reagimin e fortë për situatën politike në vend

by admin
Spread the love

Gazetari Mentor Kikia ka barë një pasqyrë të realitetit shqiptar dhe diskutimeve që ndodhin gjithmonë mes qytetarëve për politikanët që na drejtojnë.

Ata shprehin pakënaqësi për politikanët që na drejtojnë, por njëkohësisht paragjykojnë çdo prurje të re që i hyn rrugës së politikës.

Postimi i plotë:

“Shqiptarët, një ekuacion me shumë të panjohura

Puna ma do të ndjek shumë rrjetet sociale. Po ashtu të takoj shumë njerëz, nga Tirana e deri në fshatrat më të largët. Kudo lexoj dhe dëgjoj njerëz të pakënaqur, që akuzojnë deri me urrejtje kryeministrin Rama, ish kryeministrin Berisha e presidentin Meta…

Pyetja që lind në këto kushte është: Po kush i voton këta njerëz pra, kur i urrejnë kaq shumë? Pra, ne edhe i urrejmë edhe i votojmë, apo jo?

Ndërsa, kur bie fjala tek kasta e vjetër politike, të gjithë janë të një mendjeje se “vendi i duhen njerëz të rinj, një klasë e re…”.

Por çfarë ndodh nëse dikush merr guximin të futet në vallën e vështirë të politikës?

Nëse ai është i ri në moshë, i thonë: Po kush e njeh këtë? Nga na doli ky? Çfarë ka bërë ky?

Nëse është një personazh i njohur, do ti thonë: Po prapë këta, këta që na mbijnë natë e ditë nëpër ekrane? Sërish këta do na drejtojnë?

Nëse ai është i varfër, do i thonë: Po ky s’ka brekë për vete do të drejtojë vendin ky. Këta të varfërit sa hipin në pushtet do të vjedhin, sepse janë të uritur.

Nëse ai është i pasur, do i thonë: Po nuk u ngop ky, vodhi sa vodhi me tendera e tani do të vijë edhe në pushtet? Po si nuk doli një njeri për këtë vend mor aman?

Deri atëherë vijnë zgjedhjet dhe fjalia që dëgjon rëndom është: Për këtë të votosh, të gjithë njësoj janë. Por hajt më, po ia japim edhe kësaj radhe këtij që është. Boll ka vjedhur ai, ndoshta kësaj radhe do të mendojë për ne.

Ndoshta…shpresa vdes e fundit.“-shkruan Kikia.

You may also like