Mentor Kikia del me parashikimin e papritur për Lulzim Bashën e Sali Berishën dhe paralajmëron ‘tërmet’ politik

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Gazetari Mentor Kikia shprehet i bindur se Kuvendi Kombëtar i PD-së do të shkarkojë Lulzim Bashën nga kreu i partisë. Kikia tha se mënyra sesi do të sillet Basha pas shkarkimit, do të përcaktojë edhe të ardhmen e partisë.

Deklarata e Kikias:

“Jemi duke shkuar drejt një Kuvendi Kombëtar që padyshim do të shkarkojë Bashën. Këtu mbetet për t’u parë nëse do të kthejë mendje apo do të qëndrojë kryetar. Nëse shkohet këtu, ku do kemi një kuvend që shkarkon Bashën, që refuzon ta njohë këtë vendim, kam frikë se kemi shkuar te pika fundore.

Do krijohen dy PD: njëra e Berishës, tjetra e Bashës. Berisha nuk do të jetë në gjendje ta përthithtë partinë e Bashës dhe mund të kemi një opozitë zyrtare dhe një tjetër jo zyrtare.”, tha Kikia.

You may also like